Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes, një precedent i pandodhur më parë në Shqipëri.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.

Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë dritaren dhe xhamat e thyer të godinës ku besimtarët u luten Zotit.

Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re