Kryeministri hungarez Viktor Orban është shprehur se “është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Ndërsa theksoi se “mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Viktor Orban: “Kam ardhur gjithmonë me dëshirë në Shqipëri, kam qenë të paktën këtu 12 herë. Nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, por një lidhje të thellë, që i ka rrënjët në historinë dhe vuajtjen e përbashkët që kemi pasur si vende. Kemi pasur sistem komunist për 40 vite dhe kjo përvojë e përbashkët nuk harrohet kurrë. Edhe pse kanë kaluar 30 vite vuajtjet nuk harrohen. Vij gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Për fat të keq bota shkon drejt në standardizimi global, kjo duket edhe në politikë, shpresoj se kjo nuk do të na përfshijë të gjithëve. Jam i kënaqur kur takoj dikë që është origjinal dhe autentik.

Sa herë vij këtu, kam edhe freski nga ana mendore të ideve tona politike. Basketbolli dhe futbolli janë edhe temat tona.

Vizita e sotme është në periudhën më të rëndë pasi kemi të bëjmë me një ristabilizim, me një rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon në Evropën e sotme, këto janë edhe pikat e dobëta të ekonomisë. Nuk kemi qenë në gjendje të sjellim përmirësime dhe përpjekjet tona kanë pasur pak rezultate.

Çështja e sotme është si mund ta konsiderojmë Ballkanin Perëndimor dhe sidomos anëtarësimin e  tyre në Evropë, është problem apo mundësi?

Shqipëri ka kapacitet rritje dhe zhvillimi, nëse Evropa nuk do mbetet pas në këtë zhvillim global rezervat e rritjes janë në Ballkan dhe nuk jam në gjendje të përmend asnjë vend në Evropë që ka rezerva ekonomie dhe politike në rritje.

Ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Nëse përforcojmë pjesën e ekonomike dhe të sigurisë në BE, është e papranueshme dhe e turpshme se sa avash po ecën ky proces i zgjerimit të BE.

Shqipëria ka duruar 13 vite për hapjen e negociatave, nëse BE ecën me këtë ritëm të ngadaltë është ritëm vetëvrasës, Nuk e di si do ia bëjë Evropa në të ardhmen. Ne mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e Balkanit Perëndimor, për shkak të strategjisë politike dhe ekonomike.

Dëgjova vlerësimin që beri kryeministri për investimet hungareze në Shqipëri, më bëhet qejfi kur njerëzit kanë vlerësime për ne. Jam i gëzuar për faktin që investuesit hungarezë sillen me respekt ndaj ligjeve të këtij vendi. Mund të jemi investues të mirë, por edhe të këqij.

Kemi pasur edhe ne investues që nuk e kanë respektuar vendimin tonë, Kemi vajtuar nga kjo sjellje dhe besoj se ndërmarrjet hungareze nuk do sillen në këtë mënyrë dhe do respektojnë ligjin këtu, nevojat e këtij vendi.

I nderuar miku im Rama ju siguroj se në të ardhmen do jemi investues hungarezë në Shqipëri.

Edhe në të ardhmen do gjejmë forma të tjerë bashkëpunimi. Hungaria nuk ka det dhe pavarësisht nga kjo turizimi përbën 15% të prodhimit të brendshëm, jemi të gëzuar nëse do kemi mundësinë ta ndajmë përvojën me ju në këtë fushë. Kemi strategji të veçantë në këtë fushë.

Bashkëpunimin mund ta shtrijmë në sektorin bankar, energjetik, turizimi është sektor kyç për bashkëpunimin mes vendeve tona.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re