Njoftimi:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi monitoroi me shqetësim gjithë fushatën elektorale dhe regjistroi të gjitha rastet e dhunës verbale e fizike.

Edhe në ditën e përcaktuar si heshtje zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh nëpërmjet mediave me incidentin e Divjakës, në të cilën një aktiviste politike u dhunua fizikisht dhe verbalisht.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e papranueshme të ushtrimit të dhunës ndaj një gruaje, por edhe për shkak të bindjeve politike, si dhe te merren masa të menjëhershme ndaj autorit.

Institucioni i KMD garanton qytetarët se do të monitorojë dhe nxisë institucionet të zbatojnë ligjet sa herë konstaton shkelje të të drejtave të Njeriut.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re