Partia më e madhe partia e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, mund të përjashtohet nga anëtarësia nga grupimi i Partive Popullore Evropiane – PPE, nëse vazhdon me qëndrimin kundër marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit.

PPE dhe kanë dërguar një mesazh se sjellja e VMRO-së, e cila kundërshton zbatimin e një marrëveshjes së Prespës mbi emrin e ri, ka shkaktuar zemërim të madh te lidershipi grupimit më me ndikim politik në Komunitetin Evropian, i përbërë nga parti të djathta.

Agjencia MIA thotë se një bisedë telefonike mes kreut të PPE-së Joseph Daul dhe atij të VMRO-së Hristijan Mickoski, ka qenë “jodiplomatike dhe e drejtpërdrejtë” nga ana e të parit.

Mesohet që Daul t’i ketë thënë Mickoskit se partia e tij, nëse nuk lejon debatin demokratik për miratimin e marrëveshjes së Prespës në Parlament, “duhet të mbajë plotësisht përgjegjësinë për të gjitha pasojat që me të cilat do të përballet Maqedonia” .

Diplomatët në Bruksel, sipas agjencisë MPB, kanë frikë se pa zbatimin e marrëveshjes së Prespës, e cila u nënshkrua nga kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë – Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, Maqedonia të jetë politikisht dhe ekonomikisht e izoluar dhe do të përballent me rrezikun e regresit demokratik.

Udhëheqësit e PPE-së, sipas të njëjtit burim, i kanë bërë të qartë Mickoskit se një nga pasojat e mundshme me të cilat do të përballet VMRO-ja, do të jetë përjashtim nga radhët e kësaj familjeje evropiane.

Pavarësisht kritikave të ashpra mbi stilin e qeverisjes nën Gruevksin, PPE kurrë nuk ka shprehur publikisht zhgënjimin në veprimet e partisë simotër në Maqedoni.

Parlamenti maqedonas ka filluar shqyrtimin e propozimeve të qeverisë së Zoran Zaev për ndryshimin e Kushtetutës, në përputhje me marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit, për t’u quajtur sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë Veriore.

Kjo marrëveshje është refuzuar publikisht nga udhëheqësit dhe një pjesë e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, duke argumentuar se është “e dëmshme për shtetin dhe kombin maqedonas”.

Që të votohet ndryshimet kushtetuese, partitë në pushtet është e nevojshme të sigurojnë dy të tretat e votave në Kuvend, i cili ka 80 anëtarë; që do të thotë se ata kanë nevojë për mbështetjen e të paktën nëntë anëtarëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re