Një rast i paprecedent ballkanas me protagonist vetë serbët ka ndodhur në Banja Luka, kryeqendrën e Republika Srpska në Bosnje.

Është ndër ato skena që tregon se deri ku shkon nacionalizmi serb, deri në absurd, ku dhe vetë serbët hahen me njëri-tjetrin brenda këtij absurdi.

Protagonist ka qenë kryetari i Komunës së Banja Lukës, Drashko Stanivukoviç, i cili është ngjitur në skelën e një shkollë për ta emërtuar atë “Kosovë e Metohi”.

Por drejtoresha e shkollës i ka kujtuar se ajo duhet të mbajë emrin  “Vuk Karaxhiç”(babai i folklorit serb) e jo “Koosvë e Metohi”.

“Drejtore, kjo është Shqipëria apo RS? Mjeshtra, ju ngjituni lart, do të ngjitem dhe unë me ju dhe askush nuk mund ta heqë…” tha Stanivukoviç, referuar emrit “Kosovë e Metohi” për të cilin këmbëngulte.

Por Tatjana Vilendeçiç, drejtoresha e shkollës fillore “Vuk Karaxhiç”, ka thënë se “pa Vuk Karaxhiq nuk ka as serbizëm, as cirilik, asgjë”, ndërsa Stanivukoviç është përgjigjur se “pa Kosovën nuk ka asgjë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re