I ftuar në studion e Fax News, avokati Altin Goxhaj tha se kjo që po ndodhte me Shqipërinë në këtë kohë krize ishte e paprecedentë në vende të tjera të botës.

Goxhaj tha se Shqipëria ishte i vetmi shtet që po tërhiqte më shumë taksa se kurrë nga qytetarët e vetë, ndërkohë që shtetet e tjera kishin marrë borxh për të ndihmuar shtetasit e tyre.

“Kjo që po ndodh me krizën në Shqipëri është e paprecedentë në të gjithë botën. Më gjeni një vend në botë ku në këtë kohë krizë shteti është pasuruar më shumë se kurrë. Nuk ekziston një rast i tillë. Në vende të tjera shteti po merr borxhe për të ndihmuar popullin. I vetmi shtet që i ka punët më në terezi se kurrë është shteti shqiptar. Sipas të dhënave të publikuar shteti shqiptar ka thithur taksa nga qytetarët e tij më shumë se kurrë në historinë e ekzistencës si shtet.

Çmimet po rriten aq shumë por nuk po përfitojnë vetë prodhuesit, sepse kaq shumë është rritur kostoja e prodhimit të tyre.

A dini ndonjë rast ku të ketë thënë qeveria se ka një plan urgjence për qytetarët që të thuhet se kemi një krizë bujqësie dhe të mbillet sa më shumë. Komplet blegtoria shqiptare ka marrë një goditje vdekjeprurëse si në kohën e Enver Hoxhës ku të merrte malli të shihje pak mish. Sot në Shqipëri prej kohësh po theren pafund kafshët dhe kjo do të thotë shkatërrim pa kthim i blegtorisë shqiptare”– shpreh Goxhaj ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re