Kryesisht përgjatë mbrëmjes një person i paidentifikuar ende, gjatë natës, godet me shkelm pasqyrat e makinave të banorëve të lagjes që janë të parkuara aty pranë duke i thyer ato.

Personi i maskuar, nuk ka target vetëm një automjet por disa prej tyre. Personi në fjalë i maskuar, pasi dëmton disa prej pasqyrave në fjalë më pas largohet në këmb nga lagja.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një prej bizneseve në lagje dhe pritet që së shpejti policia të marrë masa dhe të kapë autorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re