Prej më shumë se një viti në media është përfolur për një lidhje mes koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së televizionit Klan, Alba Hoxha.

Megjithatë ata përherë i mohuan këto lajme duke thënë se janë thjesht miq, shpesh dyshja u pa nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje dhe në evente të ndryshme shkonin bashkë. Burime pranë çiftit treguan se lidhja e tyre do bëhej dhe më serioze pasi do njiheshin me familjarët e njëri-tjetrit.

Mirëpo, prej kohësh nuk është dëgjuar më asgjë për çiftit e njohur dhe së fundmi të gjithë janë habitur teksa Albi dhe Alba e kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram duke ngritur kështu aludimet se marrëdhënia e tyre ka marr fund.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re