Arbana Osmani eshte nje nga moderatoret me te komentuar ne mediat roze.
Në qoftë se mendoni se dashuria më e madhe në jetën e Arbana Osmanit,
kuptohet pas të birit, Jonit dhe familjes, është televizioni, gaboheni
pasi moderatorja e njohur e ‘’Top Channel” është e dashuruar marrëzisht
pas ushqimit. Dhe jo vetëm si shijuese, madje një degustatore par
excellence, por mbi të gjitha si shefe.
Dashuria lind nga stomaku dhe këtë Arbana e di më mirë se kushdo
tjetër, kjo është dhe arsyeja përse ajo përfshihet e gjitha sa herë
”arratiset” në kuzhinë për të përgatitur pjatën e radhës.
Por Arbana nuk i mban recetat vetëm për vete, kur gjërat bëhen me
dashuri duhen ndarë me të tjerër. Gjashtë vite më parë ajo publikoi
librin e parë të kuzhinës, titulluar ”Receta për njerëzit që dua” dhe
mesa duket po punon për librin e saj të dytë.
Ka ardhur momenti që shefe Arbana të përveshë mëngët dhe të përgatisë
pjata të tjera të shijshme, të shëndetshme e të bukura për t’i ndarë me
dashamirësit e kuzhinës.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj
prej kohësh. 6 vite pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund
erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta”, së shpejti për të
gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë” – ka shkruar dje në një
postim në Instagram, i cili është mirëpritur nga ndjekësit e saj.
Epo dashuria e parë nuk harrohet apo jo?
