Ish-deputeti socialist Niko Faber, ka ndërruar jetë ditën e sotme. L;ajmi i hidhur vjen nga Korça, nga qyteti ku jetopnte vetë ish-politikani. Faber është njohur si një personalitet i respektuar në Korçë dhe e ka përfaqësuar këtë qark për dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Niko Faber, me kontribute qytetarie kujtohet ndër të tjera si drejtues në struktura të ndryshme lokale, si ish-deputet i Korçës dhe Ambasador i Paqes.

Aktiv dhe me ndjeshmëri shoqërore për problematikat e qytetit, Niko Faber ka shprehur gjithmionë vlerësimet e tij në dobi të komunitetit korçar.

Faber ka qenë deputet në legjislaturën 2001-2005, si pjesë e grupit parlamentar socialist.

Përsa i përket shkakut të vdekjes, mësohet se ish-deputeti ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Miqtë e ish-politikanit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre. Njëri prej tyre është edhe Arben Malaj.

“Nje lajm i hidhur per vdekjen e pa pritur te expertit studjuesit dhe deputetit Niko Fabri. Perhere  angazhuar per sfidat e bujqesise dhe problemet specifike te zones te tij elektorale. Ngushellime familjes, miqeve dhe kolegeve. I paharruar! U prehte ne paqe! I qofte I lehte dheu I kesaj toke deputetit model, te dashurit Niko Faber! ,”- shkruan ish-deputeti Arben Malaj.

“Lamtumire i nderuar miku im Niko Faber ,sot familja humbi bashkeshortin ,prindin ,vellane ,gjyshin ,Korca ka nje intelektual me pak , te qofte dheu i lehte miku im ,do na mungosh!”– shkruan një nga miqtë e ish-deputetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re