Momente konfuzioni u shpalosën mbrëmjen e së enjtes jashtë rezidencës së kryeministrit britanik në Downing Street, kur Rishi Sunak dhe Mark Rutte, pasi pozuan për fotografitë e zakonshme, panë që dera me numrin 10 nuk po hapej.

Për disa çaste, kryeministri britanik dhe homologu i tij holandez në detyrë vazhduan bisedën mes tyre, me Rishi Sunak duke e shtyrë derën në mënyrë delikate që ajo të hapej.

Ndërsa hyrja e Downing Street mbetej e mbyllur, si Sunak ashtu edhe Rutte filluan të kërkonin mënyra për t’jua bërë me dije  atyre brenda se ata se ishin jashtë dhe po prisnin të hapej dera.

Më në fund dera u hap dhe dy zyrtarët që kishin pritur në të ftohtë arritën të hyjnë më në fund në rezidencën e kryeministrit britanik.

Siç shpjegon Daily Mail, numri 10 i Downing Street nuk ka bravë nga jashtë pasi duhet të hapet nga brenda për arsye sigurie.

Për këtë, një roje e sigurisë së kryeministrit britanik është gjithmonë pas derës 24 orë në ditë për të siguruar që në godinë të hyjnë vetëm ata që kanë lejen e nevojshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re