Minatorët që kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës Jugore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike kanë dalë në sipërfaqe, ka njoftuar sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve Gani Osmani, transmeton Tanjug.

“Brenda pak minutash, të gjithë minatorët dolën jashtë. Gjendja e tyre është e mirë”, tha Osmani.

Ai ka shtuar se është rregulluar defekti që ka bllokuar minatorët, transmeton Koha.

Ishin 123 minatorë që mbetën të bllokuar në minierën e Trepçës Jugore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Minatorët në fjalë kanë qenë të turnit të parë, të cilët kanë filluar punën në orën shtatë dhe është dashur të mbarojnë turnin në orën 2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re