TIRANË- Ndërsa sot zhvillohej seanca dëgjimore për gjyqtaren e Apelit Vlorë Brikena Ukperaj (Lubonja) në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka ardhur edhe një ankimim.

Bëhet fjalë për një familje nga Vlora, e cila pretendon pronësinë e dhjetëra hektarëve tokë në Karaburun, por që prej vitesh nuk i është dhënë toka që ata pretendojnë se iu takon. Ata akuzojnë gjyqtaren Brikena Ukperaj Lubonja se ka dhënë një vendim të padrejtë duke shkelur ligjin për çështjen e tyre.

“Babai im është i sëmurë. Çështja Karaburuni është çështja më sensitive. Me prova të falsifikuara janë marrë pasuri dhe i janë marrë njerëzve që e gëzojnë. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptas në kundërshtim me ligjin.Verifikimi i figurës së gjyqtarit kishte dy elementë, profesional dhe etik. Ne po presim vendimin e gjykatës dhe do shkojmë më lart.KLD më ka dhënë të drejtë, më ka thënë që po ka bërë një shkelje por nuk e përjashton nga procesi. Babai im është 75 vjeç edhe xhaxhai im po aq. Sa do presim për drejtësi ne njerëzit e ndershëm të këtij vendi. KPK e dha vendimin e saj. E konsideroj selektiv procesin dhe jo të rregullt”, tha mes lotësh Vjosa Bodo.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re