Adelina Farrici, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, e cila më herët ka drejtuar edhe bashkinë e Burrelit, ka qenë e ftuara e kësaj të shtune në emisionin Fol me Mua në Fax News. Si arriti zonja që studioi për shkenca ekzakte (Fizikeë) të ngjiste shkallët në politike dhe të ishte përfaqësuese e komunitetit të saj.

Farrici tregon për Rovena Dilon se forca e saj më e madhe për zgjedhjen për herë të parë të një gruaje, në drejtimin e Bashkisë së Burrelit ka qenë rinia, edhe për shkak të lidhjes së ngushtë që ajo ka pasur me ta, prej profesionit si mësuese.

Biseda u ndal edhe te mësuesit, që sipas Farricit duhet ta vlerësojnë edhe më shumë pozicionin e tyre.

“Që në momentet e para më nominuan në disa poste të larta nga anëtarësia, punova maksimalisht që të isha pranë qytetarëve. Ka ardhur në mënyrë krej natyrale, e pamenduar nga ana ime, apo familja. Duke qenë se kam qenë zyshë, forca ime më e madhe ka qenë rinia, thirrja ime sot për ta është që të punojnë maksimalisht, pasi një ditë do të marrin pas virtytet”.

Farrici u kthye pas në kohën kur bëri fushatë për Bashkinë e Burrelit, ku sipas saj trokiti në çdo derë, për të takuar qytetarët.

“Unë në fakt, për shkak se e kisha herën e parë që bëja fushatë, e bëra krejt ndryshe, me një grup të rinjsh trokita në çdo derë, në çdo familje kam trokitur vetë. Jo vetëm që funksionoi, sa sadisfaksioni im ka qenë shumë i madh. Jam mirëpritur në çdo familje.

Bëra ca ndryshime si drejtoreshë e gjimnazit në Burrel, dhe mendova më pas se çfarë mund të bëja në politikën e qytetit, të mos shihej si një pozicion pune. Është pak e vështirë për Burrelin të më pranonte, nuk kishte pasur asnjëherë një grua në drejtim, kryetari që ishte asokohe, ishte një njeri i vlerësuar. Një grua e majtë në një zonjë të djathtë, nuk ishte aspak e lehtë, por kisha besim në vete, dhe këtë e reflektova dhe te skuadra ime.

Rezultati ishte pak befasues edhe për mua”, u shpreh Farrici, e cila më pas tha se gratë duhet të çajnë rrugën e suksesit, me punën dhe me veprat e tyre, dhe të mos presin që gjërat t’iu vijnë të mirëqena.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re