Në katedralen e Notre Dame u mbajt e para meshë që prej kur një pjesë e saj u shkrumbua nga një zjarr i rënë aksidentalisht gjatë rinovimit.

Ajo u drejtua nga arqipeshkopi parizian Michel Aupetit, por me një prani të reduktuar. Për arsye sigurie, në katedralen ishin vetëm tridhjetë njerëz, kryesisht priftërinj dhe zyrtarë kishtarë. Të gjithë ata mbanin veshjet e punëtorëve të ndërtimit.

Besimtarët nuk u lejuan të hynin në katedrale, por ata mund ta shihnin meshën në Televizionin Katolik, që e transmetonte drejtpërdrejt atë.

Aupetit gjithashtu ftoi në meshë dhe disa nga punëtorët, të cilët janë angazhuar në rindërtimin e Notre Dame.

Presidenti Emmanuel Macron vendosi një afat 5-vjeçar për rindërtimin e plotë të katedrales, gjë që shumë ekspertë e shohin të pamundur.  

Priests and worshippers wore hard hats for the first mass inside Paris’ Notre Dame cathedral after a fire ripped through the building.

Read more: https://t.co/aAFMbphNB6 pic.twitter.com/gMfeRR5pLa

— ITV News (@itvnews) June 15, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re