Eshtë shënuar viktima e parë shqiptare nga tërmeti shkatërrues në Egje, i cili goditi rëndë Izmirin në Turqi.

Në këtë qytet dhe rrethina, jetojnë me mijra shtetas me origjinë shqiptare, të cilët i përkasin emigracionit politik të dekadave më parë në ish-Jugosllavi.

Nazmiye Dograyan, 62-vjeçe me origjinë nga Kosova, ishte pikërisht prej tyre. Ajo u gjend nën rrënoja me djalin e saj 28-vjeçar pas 24 orëve kërkime.

Të dy, nënë e bir u gjendën të përqafuar, por ajo e pajetë e ai ende në jetë, ndonëse në gjendje të rëndë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerë të paktën 100 njerëz deri më tani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re