Myslim Murrizi, i shoqëruar nga Halit Valteri dhe Halil Jakimi janë paraqitur pak minuta më parë në SPAK, ku kanë depozituar një kallëzim për tenderin e uniformave që është kryer në Ministrinë e Brendshme.

Murrizi e paralajmëroi këtë padi në Kuvend, gjatë të mërkurës së kaluar, ku u përplas dhe me ministrin Lleshaj, për atë që sipas tij, fle gjumë ndërkohë që poshtë hundës së tij kalojnë akte korrupsioni. (Lexo edhe ketu)

Sipas Murrizit tenderi i Uniformave iu dha një kompanie që kishte si objekt në QKB, pastrimin e dherave, që nuk kanë asnjë lidhje me atë që kanë fituar.

“Në datë 14 korrik ministria e Brendshme ka bërë një tender 23 milion euro për uniformat, tender i nisur para një viti, i ngecur në ingranazhet e korrupsionit, e bëtë tender unik pa vite. Në garë tre kompani.

Kompania turke ofroi 4.2 mln euro më pak dhe shpallët fituese kompaninë DE e cila ka në objektin e saj sipas regjistrimit në QKB, gërmime dheu dhe shkëmbime tregtare. E ulët 30% kategorinë e artikujve që ofron dhe nuk keni ulur asnjë qindarkë nga çmimi. Kjo kompani çuditërisht është e preferuara e të gjitha qeverive”, u shpreh Murrizi në denoncimin e tij.

Sa i takon pyetjes së gazetarëve nëse ka besim apo jo te SPAK, deputeti tha se nuk ishte shumë optimist, megjithatë shpreson që një ditë drejtësia të veprojë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re