Analisti Fatmir Merkoçi i ftuar në studion e Fax News u shpreh mbi protestën e sotme kundër rritjes së cmimeve duke thënë se një tërheqje nga vendimet do vijë vetëm nëse shpallet minimumi jetik nga Rama dhe kur të publikohen kontratat e KESH me kompanitë private.

Merkoçi i pranishëm në protestë e paralajmëroi Ramën të mos guxonte të fuste në parlament ligjin për falje fiskale 2020-2021 për oligarkët dhe në studio ai u shpreh se ky ligj zeron taksa dhe paga të qeveritarëve duke e cuar buxhetin e shtetit me mbi 100 milionë euro minus.

“Ia kërkova publikisht kryeminstrit, të shpallet minimumi jetik, aty fillon dhe gjithë ekonomia, baza për pensione dhe rroga.

Keta kanë privatizuar hidrocentralet që janë pasuri e qytetarëve, jo e pushtetarëve, energjitika është aset kombëtar. Atë që kërkova së treti është sot po përgatitet një ligj për falje fiskale oligarkëve 2020 2021 për gjoba taksa dhe pagesa që të zerohen
Është një shumë mbi 100 milion euro dhe po të llogarisim 4 ligjet në Strasburg rreth 500 milion euro minus buxhettit të shtetit.

Realisht po luhet me shumë porta, marrëveshjet bëhen nën rrogozë dhe dalin e flasin por sdinë ca flasin. Sot dëgjova Lulzim Bashën që kerkoi për KESH dhe nuk këmbënguli për Portin e Durrësit si aferë aq e madhe korruptive.

Kam 30 vite që dal në protestë por ne vuajmë nga sindikalizmi. Sic e ka deklaruar Rama këtu nuk ka sindikata dhe gjendja ekonomike është e mjerueshme, jemi akoma me mendësinë e vjetër dhe shpesh herë them që është krijuar frika si në diktature, njerëzit nuk protestojnë se kanë frikë se i heqin nga puna.

Sukses do ta quaj të ndryshimeve kur të deklarohet minimumi jetik, KESH është magazinë pa inventar, për aq kohë sa nuk dalin kontratat nuk shih tërheqje të Ramës.

Cdo produkt ushqimor i shportës është i rritur dhe e gjithë protesta herën e parë, ishte e stisur, sot doli pak jashtë kontrollit dhe nëse vazhdon do bëhet akoma më keq. Protestuesi kërkon gjera të prekshme.

Tërheqje të Ramës e quaj nëse ai nuk kalon ligjin në parlament ku duhen 94 vota për faljen fiskale. Kshuqë është më e thellë se një protestë e thjeshtë, në themel duhet të ketë qytetarin pa bindje politike.

Protestat popullore bëjnë ndryshime, partitë mund ti mbështesin por kurrsesi t’i bëjnë.
Unë ngrihem për të drejtat e mia të shkelura, nuk kërkoj përfitime politike”- u shpreh Merkoçi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re