Erlind Peka, është personi që dërgoi në spital Mehmet Qamën, i cili u vra nga shoku i tij mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 maj”. Sipas dëshmisë së tij, përpara policisë autori ja kishte drejtuar disa herë pistoletën viktimës. Më tej ai shton se nuk e ka parë kur 27-vjeccarin kur është qëlluar pasi ka qenë në ambientet e lokalit kur ka degjuar një të shtënë. Pas këtij momenti ai shton se kur doli ka parë qamën që ishte duke u përpëlitur dhe ka humbur shumë gjak. Përpara hetuesve Peka shton se në këtë moment ai ka marrë viktimën në krah, edhe pse nuk eshtë ndihmuar nga asnjë personat që ishin prezent  dhe e ka transportuar atë në spital. Sipas tij ai nuk është ndihmuar nga perosnat e tjerë për shkak se ata kanë qenë të tramautizuar, ku shton se dhe vetë ai ishte në gjëndje të rëndë psikologjike, dhe mjetin me të cilin transportoi viktimën e braktisi përball spitalit të burgut dhe u largua nga spitali. Erlind Peka, tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re