Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një banore të Tolentinos në Itali, e cila ka parë skenën e vrasjes së shqiptares, Gentiana Hudhra nga ish bashkëshorti.

“Isha në bar kur dëgjova një britmë tmerruese. Dola jashtë dhe pashë një sherr mes një burri dhe një gruaje. Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me këmbë. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’.”

Në vendin e ngjarjes mbrëmë shkoi edhe kryetari i bashkisë së Tolentinos Mauro Sclavi, dhe zv.kryetarja Alessia Pupo.

“Ka shumë dhimbje në Tolentino në vetëm një javë,” tha kryebashkiaku, duke iu referuar ngjarjeve të fundit: vdekjes së vajzës 14-vjeçare Gessica Vulpe, e cila u godit nga një furgon në zonën Pace të shtunën e kaluar. Po ashtu 60-vjeçari Alberto Forconi humbi jetën në një aksident me traktor. Një femicid është shumë – vazhdoi kryetari – çfarë po bëhemi? Gentiana ishte një njeri i mirë, kujdestare e dashur dhe e respektuar nga të gjithë. Falënderoj autoritetet që menjëherë organizuan mbështetje psikologjike për dy fëmijët e çiftit. I gjithë komuniteti është pranë tyre.”

Gentiana jetonte prej kohësh në Tolentino, kishte blerë shtëpi dhe ishte pjesë e integruar e komunitetit, e dashur nga bashkatdhetarët dhe banorët vendas.

Tani hetuesit janë duke punuar për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të kuptuar arsyet që çuan ish-bashkëshortin në kryerjen e vrasjes. Do të hetohet gjithashtu nëse ai vuante nga probleme psikiatrike dhe nëse ishte në trajtim. Ngjarja po trajtohet si vrasje me paramendim dhe me rrethanë rënduese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko