Do të zhvillohet ditën e sotme gjyqi i kryeministrit Edi Rama me aktivisten Sevim Arbana. Ishte vetë kryeministri Rama që e paditi aktivisten për shpifje, pas deklaratës së saj se e kishte parë teksa pickonte një ministre.

“Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua”, kështu deklaroi aktivistja, e cila më pas u padit nga kryeministri.

Ndërkohë, teksa sot pritet të zhvillohet gjyqi, aktivistja shkruan në “Facebook” se është ditë e shënuar në jetën e saj, pasi do të përballet me propagandën.

“Sot, dita më ‘e shënuar’në jetën time ! Përballja me propagandën! Ne vend të KM, do kem një studio avokatore italiane, te superpaguar nga KM dhe vetëm të vërtetën time. Më uroni fat, se s’i dihet, mund te ndodhe ndonjë mrekulli me KÇK-të #FREESPEECHFREEDOMOFCOUNTRY”, shkruan Arbana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re