KAVAJË- Pasi u vetëdorzua pasditen e sotme, Habib Rexha ka folur para hetuesve për krimin e ndodhur në Kavajë. Ditën e diel, Rexha dyshohet se vrau në shenjë hakmarrjeje për vallain e tij Arjan Gosën në një lokal në qytetin e Kavajës.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra ka mësuar detaje rreth dëshmisë që ai ka dhënë para oficerëve të Policisë gjyqësore.

“Isha pranë një kinkaleria bashkë me një shokun tim. Pashë që Arjani ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbe. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.Pasi bëra vrasjen u largova bashkë me shokun nga Durrësi në drejtim te Kukësit”, ka deklaruar ai.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re