Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përfshi në një debat me juristin Adriatik Lapaj, ndërkohë që po diskutonin mbi listat e kandidatëve për deputet që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme.

Teksa Lapaj po bënte përllogaritjen e votave që nxjerrin një deputet në Qarkun e Kukësit, Balla ironizoi dhe i drejtohet juristit me fjalët “e paske matematikën si Luli”.

Balla: Nëse ti do të bësh këto diskutime me mua e ke të humbur këtë betejë. Të kam xhan, mos insisto më.

Adriatik Lapaj: Po s’kam ardhur të më kesh xhan ti, kam ardhur t’u shpjegoj qytetarëve
Balla: Herësi numërohet votat totale pjesëtoje me numrin e mandateve

Adriatik Lapaj: O Eni, nuk kam ardhur të marr leksione. Balla: Po e ke bërë gabim mor. Nuk është ashtu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re