Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se është e pavend që kreun e Grupit Parlamentar të PD-së ta caktojë maxhoranca.

Komentet Bardhi i bëri përmes një interviste në News 24, ku tha se PD aktualisht nuk ka një drejtues të ligjshëm dhe se ai nuk është i detyruar të njohë askënd që është i paligjshëm.

Sipas tij, Basha po ndjek një rrugë që nuk e çon PD-në në fitore dhe po vepron në kundërshtim me statutin e partisë.

“E gjithë loja dhe provokimi që është duke bërë kryetarja e Kuvendit tregon lojën që po bën kryetarja e Kuvendit për të mbajtur të ndezur debatin brenda Parlamentit. Unë as nuk kam asnjë merak, nuk bëj fjalë këtu për individin Gazment Bardhi apo cilido të jetë kryetari i grupit Parlamentar.

Në çdo vend është e pavënd që kryetarin e grupit parlamentar të opozitës ta caktojë kryetarja e Kuvendit apo Partia Socialiste në pushtet. Tentativa e Bashës për t’ju imponuar deputetëve, unë do ta quaja qesharake.

Fati im dhe i Bashës është që ne jemi të ulur ngjitur në Parlament. Unë nuk ndihem krenar për debatin me kolegun Basha. Por ai ishte një moment emocional njerëzor, një akt i padenjë nga Basha që solli atë reagim timin.

Nëse do të zgjidhja interesin tim, do të mbaja një pozicion më të qetë, t’i gënjeja bashkëpunëtorët duke i thënë jemi mirë, do fitojmë. Por roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve, është e gabuar.

Sipas ligjit sot, PD nuk ka një kryetar legjitim, sipas rregullave statutore dhe ligjeve të vendit. Për mua PD nuk lidhet me emrin e një individi, por me sakrificën dhe mundin e mijëra njerëzve që duan ta shohin këtë parti të fortë. Unë nuk jam i detyruar të njoh askënd që është i paligjshëm. Unë njoh vlerat demokratike, s’jam i detyruar as ta njoh, as t’i shkoj pas një rrugë që të çon drejt humnerës, apo t’i bie murit me kokë.

Me grupin e Berishës kemi ndërtuar një aksion të përbashkët parlamentar, këmi dërguar 3 kërkesa për 3 komisione hetimore, këmi paraqitur një axhendë të përbashkët për të koordinuar punën në Parlament”, është shprehur Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re