Skip to content

E pazakonta në Romë nga një stuhi e fortë

Harku i Konstandinit i Romës, harku gjigant triumfal pranë Coloseu-t, u dëmtua gjatë një stuhie të fortë, raporton Reuters.

Harku është ndërtuar në shekullin e IV pas Krishtit, duke përkujtuar fitoren e Kostandinit të Madh, perandorit të parë romak që u kthye në krishterim, mbi Maxentius-in. Ai është rreth 25 metra i lartë dhe ndodhet në të njëjtën zonë pedonale me Koloseun, një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të kryeqytetit italian.

Screenshot 2024 09 04 084711

“Rrufeja goditi harkun pikërisht në këtë pikë dhe më pas në qoshe dhe ne e pamë atë duke rënë,” tha një turist, duke treguar një gur të madh, të shtrirë në tokë.

Screenshot 2024 09 04 084543

Në pamjet e agjencisë, rreth monumentit shihen gurë të tjerë të rënë, ndërkohë që stafi i Parkut Arkeologjik të Coloseu-t nxitoi për t’i mbledhur.

Dëmet u shkaktuan ndërsa një stuhi përfshiu qytetin, duke shkaktuar rënien e pemëve dhe përmbytjen e shumë rrugëve.

Screenshot 2024 09 04 084658

Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi se 60 mm shi ranë në qendër të Romës në më pak se një orë, një sasi e barabartë me vlerën e një muaji në vjeshtë në kushte normale.