Një 19-vjeçar në Itali ka grabitur dhe ka përdhunuar një 91-vjeçare në Asti, Torino për hakmarrje, pasi kjo e fundit e kishte denoncuar më parë për vjedhje.

Për këtë arsye Euro Seferovic ka hyrë në shtëpinë e të moshuarës, i ka grabitur bixhuteri që kishte, por dhe një shumë parash dhe më pas e ka përdhunuar. I riu u arrestua nga forcat e policisë.

Pak kohë më parë 91-vjecarja ishte grabitur disa herë nga 19-vjecari. “Ditën e hënë një 19-vjeçar është arrestuar, i cili ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një 90-vjecare duke e grabitur dhe përdhunuar”- ka thënë policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re