Në mbledhjen e parë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, pas asaj ceremoniale, është miratuar programi qeverisës për vitet 2020-2023.

Pasi që kryeministri Hoti bëri fillimisht një përmbledhje të programit, duke përmendur objektivat kryesore, kanë folur edhe ministrat e kësaj qeverie, që sipas dikastereve përkatëse kanë potencuar prioritetet e tyre.

Megjithatë, kur Hoti kërkoi nga Ministrat që të votojnë për programin, në ekzekutiv të gjithë nuk votuan pro. Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiq, ministri për Komunitete dhe Kthim votuan kundër programit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mos publikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut. Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re