Një shembje e pazakontë ka ndodhur në varrezat e Poggioreale në Napoli.

 

Shembja ka shkaktuar dëme edhe në arkivole, që siç duket në foto kanë mbetur në ajër.

 

Pamjet janë publikuar nga mediat italiane.

Në janar u shënua një incident i njëjtë brenda varrezës historike. Prokuroria e Napolit hapi një hetim dhe vuri nën sekuestro këtë zonë.

 

Në zonë kanë ndërhyrë dhe zjarrfikësit, të ndihmuar nga persona që banojnë pranë varrezave më të mëdha dhe të vjetra të qytetit. Lidhur me rastin ka reaguar dhe këshilltari rajonal i Europës së Gjelbër, Emilio Borrelli.

 

“Një tjetër shembje është shënuar në varrezat e Poggioreale. Është një situatë kritike dhe e papranueshme. Për shumë vite, varrezat napolitane janë keqmenaxhuar dhe braktisur duke qenë pre e mashtruesve dhe përfituesve. Ky është rezultati”, shprehet ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re