Kreret e Partisë Popullore të Serbisë, mes tyre Vuk Jeremiç, u shfaqën këtë mëngjes në presidencën serbe, pas ftese prej të forti të Vuçiçit, i cili një ditë më parë u bëri thirrje “të vinin dhe të përpiqeshin ta rrihnin atë” dhe se, siç tha ai, ai do të merrej me të pesë vetët.

Opozitarët iu përgjigjën ftesës së tij këtë mëngjes, duke deklaruar para ndërtesës së Presidencës së Serbisë se ata erdhën për të pyetur Vuçiçin nëse ishte normale të ftonin publikisht qytetarët e Serbisë për të luftuar me të.

“Erdhëm të gjithë dhe ai tha se do të luftonte. Ai na ftoi dhe ne erdhëm për të kërkuar një pritje për të parë atë që ai donte të thoshte”, tha para hyrjes në Presidencë, lideri i Partisë Popullore Vuk Jeremiç, njëherësh ish-ministër i Jashtëm.

Pas disa minutash në ndërtesën e Presidencës, përfaqësuesit e Partisë Popullore iu drejtuan përsëri medias. Jeremiç tha se Vuçiç zbriti poshtë dhe ishte dukshëm i zemëruar.

“Presidenti zbriti dhe po dridhej. Ishte e pakëndshme për njerëzit e sigurisë. Ai filloi të bërtiste duke thënë ‘Le të më rrahin’. Në atë kohë kishte siguri rreth tij. Unë e ftova atë të dilte jashtë, por ai nuk u lejua. Ai na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se isha një hajdut”, pretendoi Jeremiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re