Empoli po përballet momentalisht me Kaljarin në sfidën e javës së 25-të të Serisë A. Për vendasit luajnë si titullarë dy futbollistët shqiptarë, me të pazëvendësueshmin Bajramin dhe Asllanin që starton për të dytën herë radhazi në moshën 19-vjeçare me fanellën e Empolit.

Ndërkohë, mbrojtësi Ismajli është lënë sërish në stol nga tekniku italian, Andreazoli. Sa i përket ndeshjes, ajo u shoqërua me një episod të pazakontë në fillimin e saj, teksa në minutën e 15-të të ndeshjes, gjyqtari i ndeshjes u dëmtua dhe u detyrua të largohej nga fusha për t’i lënë vendin arbitrit të katërt.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re