Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Spanjën jugore, ku grabitësi i një pike karburanti është kujdesur të paguajë në ikje faturën e pijes freskuese që kishte konsumuar.

Autori, i cili është ende i mitur, akuzohet se natën e 2 janarit ka grabitur një pikë karburanti në afërsi të Malagës, Andaluzi, me një person tjetër, duke përdorur një armë false.

Pasi ka kërcënuar punonjësit, ka rrëmbyer paratë nga arka. Autortitet njoftuan se bëhet fjalë për  rreth 2000 euro.

“Çuditërisht, ai vendosi të paguante pijen freskuese që kishte marrë nga një frigorifer para se të vinte këmbë në të”, thanë dëshmitarët.

I riu dhe bashkëpunëtori i tij, i cili dyshohet se i ka dhënë armën “udhëzime” gjatë grabitjes, janë identifikuar dhe arrestuar brenda 48 orëve. Njëri nga të dy u tha oficerëve se me paratë e vjedhura kërkonte të blinte një skuter elektrik.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re