Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë e më pas arrestojë, autorët e djegies së dy automjeteve një ditë më parë, në Bunavi të këtij rrethi. Deri më sot, djegiet e automjeteve, të shndërruara në epidemi si shpërthimet me tritol këtu pak e vite më parë, kanë mbetur raste të pazbuluara.

Por së fundi policia ka arritur një sukses dhe në këtë linjë krimi, duke u ballafaquar njëherësh me një rast të pazakontë.

Dy autorët, Klemend Dautaj, 32 vjeç dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues që të dy në Babicë e Vogël, i njohur si fshati i Habilajve, jua kanë djegur pronat mbi katër rrota pikërisht prindërve të tyre respektivë

“Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volksëagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit)“, sqaron policia në komunikatën e saj.

Arsyet e këtij veprimi ende nuk janë zbuluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re