Skip to content

E pazakontë nga Kina: Të dyshuar me koronavorus merren zvarrë për në Karantinë

29383150cdbd783d5196729ad7d368b3

 

Një video është shfaqur së fundi ku tregohet se si njerëz të dyshuar që janë infektuar me koronavirus nxirren forcërisht nga shtëpitë e tyre pas përpjekjeve të autoriteteve kineze për të izoluar pacientët nga Wuhan në kampe speciale.

Pamjet, të marra në Wuhan, u shfaqën pasi Zëvendëskryeministri kinez Sun Chunlan bëri thirrje për një “luftë të popullit” kundër epidemisë që po zgjerohet me shpejtësi.

Javën e kaluar, qeveria qendrore e vendit urdhëroi që qyteti, që është epiqendra e virusit, të mbledhë të gjithë pacientët e dyshuar, si dhe ata që janë afër tyre në kampe masive karantine.

https://youtu.be/FzCCfLrprA0