Një ngjarje e pazakontë është regjistruar brenda një aeroplani të kompanisë “Spirit Airlines”, ku një person u përpoq të hapte derën gjatë fluturimit. Sipas mediave të huaja, pilotët u detyruan ta ndërrojnë drejtimin e fluturimit pas raportimit se një pasagjer i cili doli nga tualeti pa bluzen e tij u përpoq të hapte një nga dyert e pasme të daljes. Raportohet se i riu mund të përballet me një gjobë deri në 35,000 dollarë ose deri në 20 vite burg.

Ndër të tjera, në deklaratën e kompanisë thuhet:

Është me rëndësi të theksohet se hapja e derës gjatë fluturimit është e pamundur për shkak të presionit të ajrit brenda kabinës.






Previous articleItalia mbyllur deri në maj, nga dita e hënë 10 rajone me të kuqe