Një ngjarje krejt e pazakontë ka ndodhur në jug të Egjiptit, atje ku reshjet masive të shiut kanë sjellë përmbytje dhe jo vetëm. Të paktën tre persona ndërruan jetë si pasojë e pickimeve nga akrepat.

Shirat e dendur kanë shqetësuar habitatin e disa araknidëve të rrezikshëm. New York Times duke iu referuar medias e burimeve në Egjipt, raportoi se vetëm brenda një nate, u pickuan afro 500 njerëz.

Për shkak të shirave të furishëm, araknidët dolën nga strofkat e tyre, për të hyrë nëpër banesa apo godinat e banuara nga njerëzit.

Egjipti është vendi ku gjallon një lloj mjaft i rrezikshëm i akrepave, helmi i të cilit mund të vrasë njeriun brenda 1 ore. Simptomat e helmit të këtij araknidi, shkaktojnë probleme serioze në frymëmarrje dhe në muskulaturën e trupit.

“Përmbytjet në fshatrat e Asuanit nxorrën nga habitati i tyre akrepat të cilët pickuan disa njerëz, o Zot na ruaj”-tregoi një prej përdoruesve të një faqeje për komunitetin atje.

Në analizën e fundit, tre persona humbën jetën, ndërsa të paktën 103 banesa u shkatërruan plotësisht e pjesërisht për shkak të përmbytjeve.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re