Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është ndalur të flasë për mediat, pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku ndër të tjera tha se janë ata që përcaktojnë se kush do i përfaqësojë dhe jo Edi Rama.

Ai ka shtuar se nuk mund të ndodhë që 7 deputetë të kenë 4 anëtarë në komision dhe bashkëkryetarin me të drejtën e vetos dhe mbi 50 deputetë tjerë  të kenë vetëm 3 anëtarë.

“E përcaktojmë ne dhe jo Edi Rama se kush do të na përfaqësojë ne në Komision. Në i dhamë besimin për 2 vite,  e bllokuan, tani e kanë humbur besimin tonë.

Ju e patë që një pjesë e tyre që pretendojnë se përfaqësojnë një pjesë të opozitës, nuk ishin fare në mbledhje.

Nuk mund të ndodhë që 7 deputetë të kenë 4 anëtare dhe mbi 50 deputetë të kenë  3 anëtarë.

Shqiptarët duan Reformë Zgjedhore reale, që garanton standarde për lidhje të lira dhe të ndershme.

Thirrja ime është Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin Komisionit të Reformës Zgjedhore” tha Bardhi.

Në lidhje me faktin se mazhoranca po diskuton mbajtjen e mbledhjes në një sallë tjetër, Bardhi tha se qëndrimi i tyre do të jetë i njëjtë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re