Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se kryeministri Edi Rama e përdori premtimin për rritjen e pagave si shashkë që “njerëzit do të mrekulloheshin nga kjo rritje ekonomike”.

Por, theksoi ajo, “ky premtim që e përdori si kartë elektorale, iu dogj në dorë”.

E ftuar në Panorama Tv, Ina Zhupa komentoi deklaratën e Ramës që ua hodhi fajin deputetëve të tij për mosrritjen e pagave dhe pensioneve, duke thënë se Rama “i kontrollon me një sms”.

Ina Zhupa: “Jemi gati që sot të shkojmë në Parlament të votojmë për rritjen e pagave dhe të pensioneve. E hodhi si shashkë që njerëzit do të mrekulloheshin nga kjo rritje ekonomike.

Deputetët e PS-së i kontrollon me një sms. Votojnë koncesion e Burintit, jo më rritjen e pagave. S’ka dalë ndonjë deputet ta kundërshtojnë publikisht, dhe as privatisht mesa di. Opozita e gatshme ta votojnë, çfarë e ndalon Edi Ramën.

Nga Rama nuk kemi asnjë përgjigje, thirrja ka qenë publike. Sali Berisha e ka bërë në mënyrë publike, të gjithë deputetët e kemi bërë në mënyrë publike thirrjen për mbledhjen urgjente të Parlamentit.

Jemi të gatshëm edhe nëse na thërret sot në 12 të natës, vij nga Saranda në Tiranë dhe votoj rritjen e pagave për të gjithë shqiptarët, paga mesatare të jetë 900 euro, jemi të gatshëm sepse janë paratë që u vidhen shqiptarëve, të paktën të krahasohen minimalisht me rrogat e Kosovës.

I mungon vullnet Ramës sepse rritjen e pagave e përdori vetëm si kartë elektorale që tani iu dogj në dorë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re