Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Milot-Rrëshen, me pasojë plagosjen e një këmbësori.

Policia njofton se një mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re