FIER- Ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari që u aksidentua sot në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Petraq Shanko u aksidentua nga një mjet tip “Wolswagen” mesditën e sotme në lagjen “29 Nëntori” teksa kalonte rrugën.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, ideniteti i të cilit nuk dihet, është shoqëruar në polici, ndërsa kjo e fundit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti në fjalë ndodhi rreth 200 metër larg një aksidenti që ndodhur një ditë më parë.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re