Gazetarja Ilda Bejleri aksidentoi një 63 vjeçare me makinë dhe e la të shtrirë në mes të rrugës duke rrefuzuar t’i japë ndihmën e parë.

Shtetësja Enriketa Gjuzi, e aksidentuar një ditë më parë ka folur nga spitali i Traumës, ku ka treguar detajet e aksidentit.

Nën kujdesin e mjekëve, në pritjë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, 63-vjecarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga Bejleri.

Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja per BW.

Më herët, Bejleri nuk e pranoi ngjarjen duke akuzuar gazetën “” për shpifje e cila denoncoi për herë të parë fshehjen e ngjarjes. Ndërkohë, pak më vonë ajo pranoi ngjarjen duke u justifikuar se gruaja u rrëzua vetë në tokë.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit e ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat dhe e ka liruar sërish. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re