Të paktën 3022 ushtarë amerikanë kanë rezultuar  pozitiv me COVID-19 ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën, raportoi CNN. Rreth 4 769 punonjës të Pentagonit rezultojnë të infektuar nga COVID-19.

SHBA-ja regjistroi 1 509 të vdekur në 24 orë, pothuajse e njëjta shifër si një ditë më parë, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.

Bilanci ditor e çon në 23 529 numrin total të të vdekurve të regjistruar që prej fillimit të pandemisë në SHBA, vendi më i goditur nga COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko