Avokatët e gjyqtarit Luan Daci, Jordan Daci dhe Andi Dura, thanë se do të ankimojnë vendimin e SPAK për pezullimin nga detyra të gjyqtarit.

Gjyqtari Luan Daci u pezullua nga SPAK me argumentin se ka kryer falsifikim dokumentesh, por sipas avokatëve të tij, pezullimi do duhet të bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas avkatëve, Daci nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston.

Problemi nuk ka të bëjë me faktin se çfarë unë pretendoj të jem, por me atë se çfarë të tjerët thonë se jam.

Vendimin do ta anikojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët e gjyqtarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re