Detaje të reja dalin në dritë nga ajo që është gjetur në banesën e 45-vjeçarit Josif Kavaja në fshatin Seltë në Elbasan, i cili bëri rezistencë për orë të tëra ndaj forcave RENEA dhe Policisë.

Në banesën e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme granatash, lëndë plasëse dhe fishekë, për të cilat ka pasur dijeni edhe policia, ndaj edhe është bërë më i vështirë neutralizimi i tij.

Ndërkohë që burime nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se ka përfunduar me sukses dhe operacioni i 45-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi i është hequr plumbi që kishte në këmbë, pasi u qëllua nga forcat RENEA.

Sa i takon lajmeve që kanë qarkulluar se Kavaja kishte precedentë penalë të mëparshëm, burime bëjnë me dije se ato kanë rezultuar të pavërteta. Mësohet se Kavaja jetonte i vetëm në fshat dhe ishte i pamartuar, ndërsa kohët e fundit ai kishte shfaqur disa probleme me depresionin, por sipas motrës së tij nuk ka qenë i dhunshëm me askënd.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re