Replika të ashpra ka shkaktuar shpallja e ish-kreut Sali Berisha “non-grata” nga SHBA-ja dhe zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike, pjesë e të cilave janë bëre kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani.

Në një reagim pas akuzës nga Nishani se ai ka qenë në dijeni të vendimit të DASH kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha e ka sulmuar ashpër ish-Presidentin.

Sipas Bashës, Nishani ka kaluar çdo kufi me deklaratën e tij më të fundit, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo vetëm Sali Berishën por të gjithë Partinë Demokratike.

“E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fortë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta.

Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë.

Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj”, ka theksuar Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re