Skip to content

E PLOTË/ Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar. 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e Rama 4.

Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3 (deri korrik 2024).

Nënkryetare e Parlamentit është emëruar deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu.

 

Kabineti i ri qeveritar

Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
Ministër i Financave, Petrit Malaj
Ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhja
Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu