Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për mediat nje dite me parë (21 tetor), deklaroi se, asnjë veprim politik i Edi Ramës, që përdor prokurorinë nuk do të ndalë aksionin e nisur nga opozita.

Berisha theksoi se këto veprime të Edi Ramës, vetëm sa e ka motivuar më shumë opozitën dhe shqiptarët opozitarë.

Duke komentuar arrestimin e Jamarbër Malltezit, kryetari i PD-së, Sali Berisha nënvizoi faktin se, Malltezi nuk është thirrur asnjëherë nga asnjë prokuror apo gjykatës.

Sipas kryedemokratit, Sali Berisha, është Edi Rama ai që ka firmosur për të privatizuar kompleksin Partizani.

FJALA E PLOTE E SALI BERISHES

Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij, nga aferat nga të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal, afera e djegësve, afera e stilizimit, afera e portit të Durrësit, Butrintit.

Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me mbiemrin Xhillari në kompaninë ‘I riu’. Me tenderat që ka fituar Fangu, apo burri i motrës së Linda Ramës. Me implikimin e kësaj të fundit në bordet e bankave. Defakto në përputhje me kushtetutën ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve.

Pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës, si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar. Dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim, dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë për fshehje dokumentesh, manipulim dosjesh, bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit.

Por duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën. Pra as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëri. Unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndihen më Sali Berishë se kurrë.

As kufizimi im për të lëvizur nëpër Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve përkatëse parlamentare.

Por në vendin ku prokuroria është thjeshtë një seksion i PS-së, mund të merret çdo vendim.

Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash. Kurse dhëndërri im është ndaluar sot në aeroport teksa po priste të shoqen që kthehej nga jashtë. Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem, nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.

Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme ty ulëta, të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje dhe ndaluar familjarët e mi si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit të plotë dhe politik, rikthimin e votës së lirë, dhe shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, do mund të frenojë, godasë aksionin opozitar.

E më këtë rast deklaroj para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se asnjë manipulim, veprim i paligjshëm dhe drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën dhe betejën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.

Këto masa dhe çdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.

Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.

Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë.

Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, deklaroj sa vijon:

Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.

Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.

Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006.

Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e partisë.

Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave.

Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar.

Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë.

Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt.

Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian.

E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.

E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.

Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.

Ky proces do vazhdojë, sigurisht.

Si përfundim unë them se ndalimi i Malltezit vjen pikërisht kur opozita po bashkohej në Kuvend dhe kur aksioni i saj po i jepte përgjigjen e merituar mazhorancës së dalë nga gryka e armëve të bandës së Bajrëve dhe bandave të tjera të vendit.

Mercenarët e SKAP-it të partisë, që përdoren si kamikazë politike kundër opozitës dhe nga ana tjetër si inceneratorë të provave ulëritëse të korrupsionit dhe inkriminimit të Ramës dhe pushtetarëve të tij, duhet ta kenë të qartë se keqpërdorimi dhe më pas flakja si limona të shtrydhur, nuk do i shpëtojë nga përballja me ligjin dhe drejtësia.

Sali Berisha nuk i është larguar asnjë beteje politike gjatë këtyre 32 viteve. Kjo sfidë vetëm ia rrit bindjen dhe motivimin për t’u përballur me regjimin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe larove të tij.

Aksioni i opozitës së vërtetë nuk ndalet dhe kjo lëvizje e  menduar si pengesë për të, vetëm do ta forcojë atë. Ne do vazhdojmë betejën.

Pyetje: Nëse rikthemi pak në kohë, keni thënë se PD-në nuk e do ta përfshini në betejën tuaj, që kur SHBA ju shpalli non grata. Në këtë rast që ndaj jush ka një akuzë nga SPAK, a do e përfshini PD në betejën tuaj.

Sali Nerisha: Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën. Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij. Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre. Edhe njëherë e them. Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë. Akuza është për korrupsion pasiv dhe larje parash, jo për privatizimin. Marrëdhënie mes ortakëve, por edhe ato janë marrëdhëniet me korrekte që mund të ketë pasur. Marrëdhëniet me kontratë në ligjet e vendit dhe të botës, janë përgjegjësi e pakufizuar. Në këtë aspekt, janë edhe më transparente, edhe me më përgjegjësi se marrëdhëniet me firmë…

Pyetje: Ju deklaruat se pas kësaj çështje fshihet Edi Rama. Ju kujtoj se Rama nuk ka shpëtuar as të tijët.

Sali Berisha: Atë që besojnë këtë, mashtrojnë veten e vet. Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht. Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë. Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto. Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to…

…Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit.

Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre.

Pyetje: Ndaj jush rëndojnë dy akuza, korrupsion pasiv dhe larje parash. A do të paraqiteni para organeve të drejtësisë dhe a i druheni një arrestimi.

Sali Berisha: Këto akuza janë të mirëfillta politike. Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij. Është pjesë e kauzës time kjo betejë. Ai tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time. Kudo! Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter. Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime. Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën. Nuk kanë kapur dot asgjë. Po t’i pyesësh tani, thonë se vazhdojnë hetimet. Por nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit. Përsa i përket burimit të parave të mia, ato janë të qarta, transparente si drita e diellit. Por kjo është bërë me porosi të plotë të Edi Ramës, me insistim të plotë të Edi Ramës. Në fakt, ndonjëherë e angazhuar edhe Linda Rama në këtë proces. Por unë merrem me Edin, nuk merrem me gratë.

Pyetje: Ju thatë se janë akuza të mirëfillta politike, por thatë se janë dhe të tjereë. Kush janë këta të tjerë?

Sali Berisha: Tjetër është Taulanti, ju ka dalë para jush. Ai shkon me Engjëll Agaçin, marrin në arkivat e Firences një dekret të mëkëmbësit Jakomoni, ku thuhet se pesë familje janë shpërblyer për tokën e marrë për aeroportin e Tiranës. Mirëpo në ato familje, nuk kishte asnjë pronare të terrenit sportiv të Partizanit. Ishin një kilometër larg. Çdo prokuror, po të kishte minimumin e karakterit, Taulant Ballën e dënonte për kallëzim të rremë. Kur Jamarbër Malltezi e paditi në SPAK për kallëzim të rremë, SKAP-i i partisë tha se e kemi në hetim çështjen. Sot, ata nuk kanë nxjerrë asnjë element të vetëm në procesin e privatizimit. Ajo ka gënjyer, me nënkuptim me atë që i ka thënë gjykatës para 4 muajsh se ky terren nuk ka pasur ndërtime. Por ka treguar injorancën dhe keqdashje. Aty ku nuk ka ndërtime, ka kthim prone. Toka që u kthehet pronarëve, quhet kthim toke, jo privatizim. Privatizim quhet shitja e objekteve të ndërtuara mbi tokën e privatit. Procesi me këtë zonjë vazhdon. Kjo ka abuzuar me detyrën në mënyrën më të paskrupullt.

Pyetje: Po insistoj pak te pyetja e parë, a i druheni ju një arrestimi?

Sali Berisha: Asgjëje nuk i druhem unë. Besoj se unë e kam provuar, faktuar këtë gjë. Do të druhesha po të shihja se dëmtohej kauza, kjo përkundrazi ndihmon kauzën, motivon dhe më shumë. Kjo multiplikon, shumifoshon Sali Berishën në qindra mijëra. Si do të druhem unë, unë po luftoj për fitore.

Pyete: Ju thatë se akuzat janë sulme nga Rama dhe nëpëmjet jush, ai lufton opozitën. A i bëni një ftesë popullit demokrat që të protestojë ndaj kësaj padrejtësie që ju e konsideroni sulme politike.

Sali Berisha: Popullit demokrat unë i them që të vazhdojë betejën që nisëm dje, pa kthim. Kjo që ndodhi sot, është një dëshmi e drejtësisë së vendimit të marrë për të mbrojtur pluralizmin dhe demokracinë. Kjo është një motivim plus. Kjo shënon vendosjen haptas të diktaturës, burgosjen politike. Sot, Jamarbër Malltezi është i ndaluar për fajin e vetëm se është dhëndri i Sali Berishës. Dhe ju do e shihni këtë, do e faktoj këtë. Për të arritur këtu, mashtrues, falsifikatorë, kanë fshehur dokumentet para gjykatës, kanë gënjyer para gjykatës. Dhe unë i kam denoncuar këtu para jush.

Pyetje: A po i përdorni ju këto akuza, mandatin tuaj politik, PD-në për të kamufluar këto akuza që ju vijnë nga drejtësia e re si sulme politike. Ka shumë zëra si nga kundërshtarët tuaj që e shohin si të tillë, si një kamuflash i këtyre akuzave.

Sali Berisha: Po bëhesh zëdhënëse e atyre që nuk je. ..Nuk ka asgjë personale këtu, por nëse Edi Rama pasi i numërova atij të gjitha akuzat, pasi nisa betejën dje për 6 komisione hetimore të bllokuara, që të gjitha kanë Edi Ramën në epiqendër. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është bashkëfajtor me McGonigal, nen për nen me akuzat që i janë bërë atij. Çfarë deklarova unë në parlament? Edi Rama është i inkriminuar dhe i korruptuar në aferën e djegësave, në portin e Durrësit, në sterilizimet, në koncesionet e shëndetësisë, në dhjetëra afera të tjera. Çfarë deklarova unë në parlament? Familjarët e Edi Ramës janë si Olta Xhaçka.  A e di ti se thjeshtër Xhillari ka me dhjetëra tendera të fituara? A e dini se ligji i konfliktit të interesit thotë: familje e ngushtë janë, burri, gruaja, bashkëjetuesi, bashkëjetuesja, fëmijët e tyre. Pra, ligji barazon thjeshtrën me Gregun. Ke dëgjuar sa tendera ka fituar kompania I Riu, direkt dhe nëndirekt? Ka fituar tendera si kontraktor dhe nënkontraktor. Ka fituar mbi 100 tendera Fangu i Lindës, baxhanaku i Edit. Pra, Edi Rama e kuptoi. Ju e keni dëgjuar SPAK-un që thotë se do hetojë pasuritë. Një tallje, një cinizëm. Po shko e heto pak vilën e Edi Ramës. Të jap unë dokumentet. Kur Edi Rama ka ndërtuar vilën, ka pasur të dëshmuara në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit të tij, kushton të paktën 100 mijë euro. Pigmenti i betonit. Për të mos thënë staliti sipër, etj. Etj.

Pa lërë pastaj historia e tokës. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë dhuratë nga Linda. Në një kohë kur toka aty, me dokumente autentike, kushtonte minimumi 25 dollarë.

Mbi të gjitha ajo tokë është grabitur në kundërshtim me ligjet. Dhe dosja është e gatshme.

Nëse SKAP-i i partisë, për të mos hetuar procedurat, se të gjitha procedurat të çojnë te Edi Rama… pse nuk heton procedurat? Sepse çdo procedurë të çon te Edi Rama.

Heto procedurën e djegësave, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Jashtë tyre nuk bëhet asgjë.

Heto procedurën e check-upit. Avokat kryesor është Edi Rama. Investitor më kryesor aty me mbështetje është Edi Rama. Pra, kur e bëri këtë Edi Rama? Kur e pa se ajo nisi pardje, është pa kthim. Pse i rrëzoi Edi Rama 6 komisione, duke shkelmuar Kushtetutën? Se të gjitha shkonin te Edi Rama. Ai është person i padenjë kurrë për qeverisje, është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për të gjitha këto afera.

Pyetje: Pas disa hetimesh që po bën SPAK për privatizimin e pronave të ushtrisë, Edison Memollën, kryetarin e bashkisë Rrogozhinë dhe një tjetër kryetar tjetër socialist do të vihet nën akuzë. A po përdoret çështja juaj për të larguar vëmendjen.

Sali Berisha: Jo, çështja përdoret për të vendosur diktaturën. Për të ushtruar terror mbi demokratët, sepse Edi Rama u tmerrua nga vendimi i të enjtes që kaloi, por e garantoj se kjo çështje vetëm sa e forcon dhe inkurajon opozitën. Ai mendoi se në këtë mënyrë do të trembë njerëzit, por përkundrazi ai faktoi se ai vendos diktaturën dhe ndaj diktaturës do të qëndrojë çdo njeri që i thotë lirisë, liri.

Pyetje: Ju thatë, se Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK dhe e ndaluan. Pse nuk keni mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastin e Lefter Kokës, Rovena Voda janë arrestuar pa u marrë në pyetje. A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Tani, të jem i sinqertë nuk kam ndjekur absolutisht nëse e kanë thirrur apo jo. Lefter Koka mesa di unë është ndjekur një procedurë parlamentare, apo jo. Ja bëri me pabesi, i thanë dorëzo mandatin se nuk do të futesh në burg, dhe e futi në burg. Përsa i përket Vodës, tani aty ke të drejtë. As këtë skam dijeni, sepse ajo në mos gabohem u arrestua mbi bazën e një përgjimi ku ishte çështja për 2 mijë euro dhe një arkë peshk. Nëse e kapën në flagrancë apo jo, këtë nuk e di. Por nëse ska qenë në flagrancë dhe nuk e kanë marrë në pyetje, kanë shkelë ligjet. Kjo çështje ka 3 vite që hetohet dhe për dijeni janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë. I vetmi që nuk është marrë kurrë në pyetje është Jamarbër Malltezi sepse nuk gjenin dot për ti bërë një pyetje. Kishin frikë nga përgjigjet. Ishin shkatërruese, shterruese përgjigjet e tij, sepse kishte zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Vepruan siç ta thashë, duke thënë se kjo sipërfaqe. Toka i kthehet pronarit, ligjet e Shqipërisë i kthejnë tokën të zotit dhe ai ligj është për fat i vitit 2004.

Pyetje: A mendoni se afera e inceneratorëve dhe lufta që ka bërë PD ndaj kësaj afere, janë shkak edhe për këto akuza.

Sali Berisha: Më vjen keq që flas këtu, por njeriu që ka denoncuar me 292 statuse inceneratorët është Jamarbër Malltezi. Është detyruar të bëjë kaq shumë statuse sepse këtu censurohej, në PD censurohej. Meqë censurohej në PD dhe nuk e lejonte Lulzim Basha, atëherë ai të vetmen mënyrë për të folur kishte Facebook dhe ndonjë studio televizive. Por nga viti 2014, takimet e para që ka bërë Rama për djegësin e Elbasanit e deri në fund, ai ka denoncuar më shumë se PD-ja, më shumë se unë që po flas këtu, më shumë se kushdo tjetër ka denoncuar 292 herë, aspekte të ndryshme të inceneratorëve.

Pyetje: Z. Berisha tani përveç se një betejë politike, keni një betejë edhe me drejtësinë. Këtë betejë do ta vazhdoni vetëm apo me PD-në betejën tuaj me drejtësinë.

Sali Berisha: Kjo është një diktaturë. Diktatura luftohet nga të gjithë ata që nuk pranojnë diktaturën. Dhe në këtë rast, siç kam thënë, nëse ka një njeri në botë që mund të faktojë qoftë edhe një shkelje të vetme, çfarë thonë ata në akuzë, unë tërheq çdo gjë. Por në mënyrë absolute kurrë, një veprim të tillë politik, antidemokratik të Edi Ramës, unë nuk e pranoj.

Unë i kam dhënë këto prova, nuk mundem unë. Jam ky, nuk bëhem ndryshe.

Pyetje: Z. Berisha, ju jeni shpallur non grata nga SHBA dhe Britani. Edhe SPAK tani thotë të njëjtën gjë. Mendoni se kanë lidhje këto ngjarje me njëra tjetrën

Sali Berisha: Si e para dhe e dyta janë sinematirie, janë absolutisht pa asnjë bazë dhe koha e ka provuar. Janë zbatim porosish politike.

Pyetje: Akuzat për pastrim parash ndaj Jamarbër Malltezit, janë ngritur për miliona euro që ai ka investuar për të ndërtuar kullat në pronën e tij. Ku i ka gjetur këto miliona euro Jamarbër Malltezi për të ndërtuar këto kulla.

Sali Berisha: Po përsërisni gënjeshtra të fabrikës së SKAP-it. Çdo gjë, çdo metër katror e ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur, është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në… por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, për çdo qindarkë është paguar taksa. Çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër, më transparent.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re