Ditën e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me kryetarët e degëve për të diskutuar mbi disfatën e pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku u renditën si forcë e tretë.

Pritshmëritë ishin që të ndodhte e njëjta situatë si mbrëmjen e djeshme ku deputetët i kërkuan Bashës dorëheqjen por ndryshe nga çfarë pritej, kryetarët e degëve të PD nuk bënë me faj kryedemokratin duke thënë se faji ishte i deputetëve të cilët nuk kishin bërë sa duhej në fushatë. Pjesa më e madhe e tyre kanë ngulmuar në idenë se humbja vinte si shkak i bashkëpunimit mes Metës, Ramës dhe Berishës.

Diskutimi i Plotë gjatë mbledhjes së Bashës me kryetarët e PD në rrethet e vendit:

Ferdinand Saraçi, kryetar i PD në Rrogozhinë: Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. Ps e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë parë e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkoju llogari deputetëtve. Nuk vihet në fushatë për foto. Nuk keni faj ju pse humba unë. Kemi faj unë dhe ata deputetë që ishin. Janë dhënë lekë. Unë kaq kisha mundësi. Ata që të kërkojnë llogari ty, ti kërkojnë llogari vetes.

Rezart Thupi, drejtues i fushatës së Luan Hotit në Durrës: të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. duhet tju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e degjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë. Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet tju them qe ishim vetem. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente

Mark Ruçi, kryetar i PD, Mirditë: duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të parabartë.

Fran Frrokaj, nënkryetar Lezhës: Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me verbale, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë. Të gjithë harrojnë se Berisha është nën grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për pd. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Në 2013 nuk ke humbur ti, por Sali Berisha me 1 milion vota kundër. Kishte krejt shtetin por humbi me 1 milion vota kundër

Behar Haxhia, kryetar i degës Kurbin: Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s’duhet të mendosh dorëheqjen. Sa të jetë PD, ne jemi në PD. S’ka rëndësi kush është kryetari.

Xhemal Bushati, kandidat i PD për bashkinë e Shkodrës: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë, administratën, psd e foltore. Kishim bashkinë, lsi, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush. Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet ti japim shpresë njerëzve. Ngreje zërin kryetar. Kërkoju llogari deputetëve.

Arjan Lika, kr dega Mat: të gjithë armiqtë duke na gjuajtur ne, ndërsa ne duke gjuajtur njëri-tjetrin. Trekëndëshi Bermudës e caktoi vet kush del I pari e kush I fundit. Kandidatët mos të mërziten fare, bravo u qoftë që e morën përsipër këtë përballje. Deputetët dhe drejtuesit të benë më pranë njerëzve. Nuk duhet gjuajtur me gruë të parin e shtëpisë tonë. Ja e hoqëm, vjen një I ri. Si do e zgjidhë problemin me Sali Berishën. Ai (Berisha) nuk e zgjidh dot problemin me Amerikën. Ju bëj thirrje ta mbështesim lulzim bashën. Me 9 shtator mori një vendim për të mirën e kësaj shtëpi. Duhet të punojmë, reflektojmë. Nuk është situatë e mirë, por dutet të vazhdojmë fort përpara.

Mirlinda Çollaku, kryetare e degës 2: në Vorë mekanizmi që përdor ps, u sofistifikua çdo ditë. Paguajnë për të sjellë votuesin në votim. Duhet ti bindim shqiptarët që pd nuk është individi, por ajo partia e madhe që ka qenë. Kjo duhet bërë duke folur me njerëzit.

Pëllumb Seferi, kryetar i degës 8 në Vorë: Në Vorë pashë bashkëpunimin Berisha-Rama-Meta dhe bandat. Njerëzit ishin të frikësuar. Ishte gjithçka e mbyllur. Njerëzit kërcënoheshin nëse ishi. Votues të pd. Përçarja e pd I jepte fitoren ps dhe këtë bënë.

Vesel Koçia, kryetar i PD, dega Sarandë: Meta e Berisha organizuan zgjedhjet për të goditur PD. Deputetët ngelën nëpër tv e konferenca I lanë njerëzit më rënie të lirë. Nëse kryesia dhe deputetët të ishin seriozisht në terren, nuk do të kishim këtë rezultat. Duhet organizim I strukturave. Mbështes riorganizimin dhe kthim në terren

Anton Kokaj, kryetar i degës në Malësi të Madhe: Duhet të dalim te njerëzit. Kemi kohë me reflektuar, edhe me e drejtu gishtin tek ju zoti Basha. Por duhet të gjykojmë me qetësi. Kishim dy palë që donin me na hangër, ps e foltorja. Foltorja ka bashkëpunuar me ps në Shkodër në çdo qendër votimi me përllogaritje. Kandidatët tanë kanë vlerë

Sabah Sheta, kryetari dega Krujë: Duhet të qëndrojmë. Shoh të gjithë këta burra e gra të përkushtuar. Nuk na duhen ata të selfie e Facebook, të na hiqen sysh. Na duhen njerëz të përkushtuar të ecim para.

Agron Kapllanaj, kr i PD, Fier: Sali Berisha në këto zgjedhje ia arriti qëllimit, e kishte jeta a vdekje, leket Nuk i mbaronin, me sa duket “duart e pastra” paskan bërë punën e vet. Duhet të marrim masa për te ndalur shitblerjen e votes, kemi komisionin per reformen zgjedhore dhe ate territoriale, te bejme ndryshime per te ndalur keto fenomene. Nese nuk e ndalojme Nuk do te kete ndryshim, sepse Nuk Po i mbarojne leket Berishes, imagjino Edi Rames. Lekët e Berishës e të Ramës nuk mbarojnë kurrë. Po rritet çmimi i votës. Foltorja bleu vota e komisionerë. Kanë lëvizur foristrada me lekë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re