Psikologia Redina Sulstarova thotë se fëmijët janë të rrezikuar nëpër kurset e ndryshme private që ata ndjekin.

 

Në studion e “Quo Vadis”, ajo ka rrëfyer një rast tronditës të klienteve të saj, që tregon sesi fëmijët bien pre e abuzimeve seksuale.

 

Psikologia klinike prane Gjykates se Tiranes shpjegoi se si një vajzë e vogël në Tiranë që ndiqte një kurs noti, ishte prekur në pjesët intime nga profesori i saj.

 

“Një nënë kishte çuar në kurs noti dhe profesori e kishte prekur në pjesë intime dhe më pas kishte tentuar ta puthe në qafë, një profesor me emër në Tiranë. Nëna ishte në mëdyshje a ta denonconte rastin apo jo. E vetmja zgjidhje që nëna kishte menduar, ishte që të lidhej me nje emision investigativ. Unë nuk e këshillova, sepse nuk e quaj në asnjë lloj  forme te drejte që të shoh një të mitur të ritraumatizuar në duart e abuzuesit. Prinderit ne shume raste shohin si zgjidhje me te shpejte largimin nga këto kurse.”, tha psikologia.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re