Një grua e cila po luftonte me sëmundjen e kancerit, ka sjellë në jetë një djalë, falë një trajtimi të ri mjekësor. Semi është 26 vjeçe dhe vuan nga një lloj kanceri i rrallë në sistemin limfatik (non Hogkin’s lymphoma).

Fëmija i parë i 26 vjeçares, një vajzë, lindi më 2018. Në atë vit gruaja zbuloi se ishte e prekur nga kanceri. Ajo nisi seancat e kemioterapisë dhe mendoi se do të mbetej sterile për shkak të tyre e radioterapisë. Sëmundja e saj nisi të avancojë e të bëhet më agresive. Në vitin 2019 mjekët vendosën ta nënshtrojnë Semin me një terapi të re të quajtur CAR-T, një lloj imunoterapie që ‘riprogramon’ qelizat e sistemit imunitar në luftën kundë sëmundjes së rëndë.

Vitin që lamë pas Semi mësoi se ishte shtatzënë, ndërsa në fund të shkurtit solli në jetë djalin e saj.

“Kanë qenë vite tmerrësisht të vështira dhe kam humbur shumë nga të qenit mama për time bijë. Kemioterapia më bëri të ndjehem shumë e sëmurë dhe s’mund të kujdesesha për time bijë. Ka qenë im shoq ai që është kujdesur për gjithçka. Tani jam e vendosur që të kujdesem në çdo minutë për tim bir. Djali është mrekullia jonë e vogël. Nëse s’do të ishte për terapinë, nuk besoj se do të ishim këtu.”-tregoi Semi për BBC-në.

Fatmirësisht 26 vjeçarja prej një viti nuk ka më në trup shenja të sëmundjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re