SHQIPËRI-Kjo e premte mund të cilësohet një ditë e zezë për Shqipërinë, duke shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzore. Gjatë pasdites kanë humbur jetën dhjete persona, në rrethana tragjike.

Dy persona  ndërruan jetë në plazhin e Lezhës dhe Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata humbën jetën për shkak të arrestit kardiak.

Një tjetër tragjedi ndodhi në Gramsh. Babai, me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh. Kurse një 58 vjeçar, që lëvizte me një kalë karroce u përplas për vdekje në qytetin e Elbasanit.

Gjatë pasdites, një i ri humbi jetën në Himarë pasi makina që po drejtonte doli nga rruga dhe u përmbys dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe tre turistë të tjerë.

Paraditen e sotme, një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në Elbasan pasi ka rënë nga lartësia. Ai ka qenë duke lyer muret e një ndërtese kur ka rënë aksidentalisht.

Nderkohe, pak para mesnates nje tjeter aksident u raportua ne Tirane. Një mjet tip “Range Rover” ka rënë në një humnerë  dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas dhe është lënduar një tjetër.n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re